Ditën e sotme pritet që të mbahet seanca e radhës parlamentare.

Fillimisht pritet që të ketë një interpelancë me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Interpelanca është thirrur nga deputetja Ina Zhupa. Pas kësaj pritet që të kalojë për miratim raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Po ashtu në rendin e ditës së Kuvendit janë parashikuar disa çështje të tjera që nga marrëveshja me Pfizer, marrëveshje me BE-në, Kosovën e deri te mbështetja për zhvillimin e startup-eve.

Kjo seancë plenare zhvillohet pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Në këto votime, PS-ja fitoi 5 nga 6 bashkitë që ishin në garë. “Shtëpia e Lirisë” mundi që të fitojë Shkodrën, ndërsa Partia Demokratike nuk fitoi asnjë bashki.