Ka përfunduar seanca për Fredi Belerin në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO). Beleri kërkon leje për t’u betuar, ndërsa truka gjykuese është tërhequr për vendim.

Në dëshmi, Belerit shprehet se ndaj tij dhe familjes së tij po bëhet padrejtësi.

Dëshmia e Belerit

Ndaj meje po bëhet një padtejtësi për interesa politike dhe financiare.

Zgjatja, shtyrja, përcjellja nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi.

Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time.

Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë.

Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Po dëgjojmë cudira në këtë gjyq.