Mbahet sot seanca paraprake në GJKKO për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi është paraqitur në seancë, ndërsa shfaqet e qeshur para mediave.

Po ashtu në seancë është paraqitur dhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

Meta ndodhet në burg që prej shtatorit të 2024-ës.