Ditën e sotme, në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca paraprake ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen “Partizani”.
Pritet të shihet nëse nga ana e avokatëve të zotit Berisha do arrihet që të lexohen të gjitha argumentet e tyre mbrojtëse duke kërkuar pushimin e çështjes.
Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur ndërkohë avokatit e ish-kryeministrit Berisha. Së shpejti pritet të mbërrijnë avokatët e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit dhe tre të pandehurve të tjerë të kësaj çështjeje.
Më herët janë zhvilluar dy seanca të cilat janë shtyrë për shkak të volumit të çështjes.