Aleanca për Teatrin dhe opozita kanë thirrur sot protestën e dhjetë në radhë në lidhje me dosjen “5D”.

Protesta do të mbahet para bashkisë Tiranë, ndërkohë që kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, pasi në protestat e mëparshme në drejtim të godinës janë hedhur vezë, fruta dhe molotov.

Protestuesit janë tentuar edhe të shkulin gardhin metalik të përforcuar, ndërkohë që anëtarët e këshillit bashkiak nga ana e opozitës pretendojnë se u ndalohet hyrja në Bashki për të bërë punën e tyre.