Shqipëria mund të jetë një dëshirë e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në Europian, por për italianët shikohet si një kundërshtar që duhet shmangur në “Euro 2016”.
Këtë shkruan gazeta sportive më e madhe në Itali “Gazzetta dello Sport”. Sipas analizës së artikullit, në vazon e fundit ndodhen përfaqësuese debutuese me dëshirë për të befasuar.
Uellsi është ekipi që duhet shmangur sipas gazetës italia dhe më pas Islanda e Shqipëria, që kanë uri për lavdi. Ndërkohë që te të preferuarat duken Irlanda, që merr pjesë për herë të tretë dhe Irlanda e Veriut.