Më datë 26 tetor në orën 11:00 banorët e lagjes nr. 5 në Durrës do të mblidhen në protestë.

Të pakënaqur nga procesi i rindërtimit ata do t’i drejtohen edhe një herë tjetër bashkisë.

Sjellim në vëmendje se mbi 100 familje të kësaj lagjeje kërkojnë që pallatet e tyre të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të rindërtohen në zonën ku ato kanë qenë dhe jo në Spitallë, ku janë lajmëruar se do të zhvendosen.