TIRANË, 17 mars 2013 –Pas dy javësh “qetësi”, tërmetet e vogla janë aktivizuar sërish në Shqipëri, tani në zonën veriore.

Sikurse njofton Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave,  Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, më 17 mars 2013, në orën 3, 48 minuta  dhe 25 sekonda të mëngjesit aparatet e ndjeshme moderne kanë regjistruar një tërmet të lehtë me magnitudë M=2.5, në thellësi 7 km.

Ngjarja sizmike është identifikuar në fshatin e Kthellës,15 km në lindje të qytetit të Rrëshenit, qendër administrative e Mirditës.

Koordinatat e ngjarjes sizmike janë: 41.81 gradë veri, 20.08 gradë lindje.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/