Rreth 16.500 mësues që janë në marrëdhënie pune dhe drejtuesit e shkollave do t’i nënshtrohen sot testimit për identifikimin e nevojave për zhvillimin e tyre profesional.
Pas implementimit të këtij instrumenti për mësuesit e Tiranës, ditën e sotme, testimi do të zhvillohet në 13 Drejtoritë Arsimore Rajonale.
Pyetjet e testimit janë hartuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Mësuesit do të vlerësohen në 4 fusha, siç janë planifikimi, aspektet metodike-pedagogjike, stili i komunikimit dhe etika e përdorur nga punonjësit arsimor si edhe përgatitja shkencore e mësuesve dhe zhvillimi i tyre profesional.
Ndërkohë, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, ka zgjedhur Durrësin, nga ku do të monitorojë nga afër zhvillimin e testimit të mësuesve pranë shkollës “Gjergj Kastrioti”.