Pasiten e sotme do të mbahet një tjetër protestë në orën 18:00 në kryeqytet për vrasjen e të riut Klodian Rasha, i cili u vra nga efektivi i policisë dy ditë më parë sepse theu orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndalur.

Ditën e sotme të angazhuar në ruajtjen e sigurisë në protestë do të jenë 800 punonjës policie, ndërsa tubimi thuhet se do të nisë nga Ministria e Brendshme.

Mësohet se policët kanë marrë direktiva të qarta që të mos bien pre e provokimeve në protestë, ndërsa qytetarëve iu është bërë thirrje që të shmangun tubime të tilla, pasi është e ndaluar në këtë kohë pandemie.

Dje për 5 orë me radhë u mbajt një protestë, e cila u shoqërua me dhunë dhe përplasje. Irritimi dhe zemërimi qytetar për ngjarjen në fjalë u zbraz mbi institucionet e vendit, ku qindra të rinj që dolën në protestë nuk kursyen asgjë.