LONDER, 17 prill 2013– Mbretëresha Elizabeth dhe personalitete nga e gjithë bota, pritet të marrin pjesë sot në varrimin e Margaret Thatcher, ish-kryeministres britanike në vitet 1979-1990, e njohur ndryshe edhe si "Zonja e Hekurt".
Arkivoli i saj pritet të përcillet me nderime të larta ushtarake, nëpër rrugët e Londrës deri në katedralën e Shën Palit.
Ish-kryeministrja e parë dhe e vetme femër në qeverinë britanike, Margaret Thatcher ndërroi jetë më 8 prill, në moshën 87-vjeçare.
Më shumë se 2 mijë njerëz pritet të ndjekin ceremoninë mortore, përfshirë këtu edhe tre ish-sekretarë amerikan të Shtetit, Henry Kissinger, George Schutz dhe James Baker.





