Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.
Seanca pritet të fillojë në orën 9:00 të mëngjesit, kur gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.
Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, siç thuhet nga ana e tyre, për krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.