DURRËS, 8 maj 2013- Si rrallë herë në portin e Durrësit janë vetëm dy anije në përpunim (shkarkim).
Sipas raportit ditor të anijeve të transportit të Drejtorisë Ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës, në kalatën 7 po shkarkohet një anije me 8633 tonë qymyr; ajo ka mëbrritur në port më 8 maj 2013 në orën 8,42 paradite.
Në kalatën 6 po shkarkohet një anije me 200 copë kontejnerë; ajo ka mbërritur më 7 maj 2013, ora 15:45.
Në radë nuk ka asnjë anije.
Agjencitë detare-spedicionere kanë njoftuar se pritet të vijnë tri anije: më 9 maj një anije me 2818 tonë grurë rinfuzo, që do të përpunohet më kalatën 5/A; më 10 maj 2013 një anije me 126 copë kontejnerë në kalatën 6; më 15 maj vjen një anije gjigante, “SSI Glorious”, që do të ngarkojë 55000 tonë mineral hekur nikeli për eksport në kalatën 11.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





