Kreu i Kuvendit, njëherësh edhe kreu i LSI-së Ilir Meta, pritet që sot të zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë.
Seanca plenare për votimin e Ilir Metës në krye të shtetit do të zhvillohet sot në orën 17:00 në raundin e katërt të këtij procesi, pas dështimit të tri raundeve.
Pas takimeve intensive të mbrëmjes së djeshme midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo e fundit propozoi dy emra si kandidatë, atë të Ilir Metës dhe të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili.
Kryesia e Partisë Socialiste votoi unanimisht kandidaturën e Metës.





