Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot pasdite në orën 16:00 protestë kombëtare në Tiranë.

Lideri historik i PD-së ka njoftuar se protesta do të nisë nga selia blu, ku edhe do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Berisha, objekti i protestës do të jetë takimi që do zhvillohet në këto dy ditë në Shqipëri mes Kryeministrit Rama, Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të projektit “Ballkani i Hapur”.