Ish-ministri Saimir Tahiri del sot para gjykatës në çështje të kërkuara prej tij.

Në njërën prej çështjeve kërkohet njohja e shërbimit të provës ndërsa në çështjen tjetër kërkohet ulja e dënimit vjetor e parashikuar për sjellje të mirë.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

Përmes avokatit të tij, Maks Haxhia, ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.

Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.