-
"Striscia la Notizia” befason qytetarët
Durrës, 20 shtator 2014 – Qytetarët e Durrësit dhe turistët janë befasuar ditën e sotme nga Papa Francesku duke shëtitur lirisht në rrugët e qytetit bregdetar.
Emisioni satirik italian "Striscia la Notizia” ka sjellë sozinë e Papa Franceskut një ditë para ardhjes së tij, në kuadër të një humori televiziv. Qëllimi i kësaj shakaje ishte që të shihej se cili do të ishte reagimi i banorëve për praninë e Papës në vendin tonë. Rruga tregtare u perzgjodh nga grupi i xhirimit për të shëtitur personazhin me ngjashmëri të Papës i cili u takua me qytetarët.
Programi satirik rikthehet më 22 shtator në Canale 5.





