TIRANE –Ushtria shqiptare do të zhvishet totalisht nga pronat e saj, duke i shitur të gjitha. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se synon t’i mbyllë para zgjedhjeve të 23 qershorit shitjet e pronave të ushtrisë dhe municioneve.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia deklaroi se në gjashtëmujorin e vitit 2013 do të nxirren në shitje të gjitha pronat që disponon ky dikaster. Sipas Spahisw, në këto tre vitet e fundit janë shitur për skrap 25 mijë tonë, nga të cilat 21 mijë vetëm vitin 2012.
Ndërkohë, zëvendësministri i Mbrojtjes paralajmëroi një valë të re shitjesh fishekësh, që sipas tij nuk demontohen dot në Shqipëri. Në gjashtë muajt e parë të vitit do të organizohen 20 ankande, ku Ministria e Mbrojtjes do të shesë municione, ndërsa nga shitjet e mëparshme është deklaruar se përfitimi ka qenë 17 milionë dollarë.





