TIRANË-Kryetari Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu u bëri një apel sot institucioneve dhe publikut me rastin e dy vjetorit të vrasjes së 4 qytetarëve më 21 Janari në Bulevardin Deshmorët e Kombit. Spahiu akuzoi Berishën si autor të 4 vrasjeve dhe kërkoi që kryeministri të merret i pandehur dhe të dënohet me burg. 

"Për herë të parë në historinë e 100 viteve shtet një kryeministër vret dhe godet me armë mbi popullin e tij. As diktatori i fundit komunist Ramiz Alia nuk guxoi të shtinte mbi popullin në Tiranë dhe në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’ kur protestuam dhe e rrëzuam nga pushteti 23 vite më parë. Shtetasi Berisha kur nuk shtiu me armë për të mbrojtur atdheun, por gjithmonë ai ka qëlluar për të mbrojtur karrigen e tij duke vrarë kundërshtarët politik dhe popullin e thjeshte”, deklaroi Spahiu 

“Aleanca KuqeZi deklaron zyrtarisht se i pandehuri Berisha ka kryer tre krime të rënda: 

1. Vrasje masive në bashkëpunim dhe me paramendim, 
2. Tradhti kombëtare duke dorëzuar pjesërisht territorin shqiptar tek shtetit grek 
3. Korrupsion aktiv në mënyrë sistematike. 

Për të treja këto krime dhe vepra të rënda ai nuk mund ti shmanget dënimit me burgim të përjetshëm”. 

Aleanca KuqeZi i bëri apel të gjithë popullit shqiptar që të bashkohet dhe të organizohen për t’iu bashkangjitur Aleancës KuqeZi në “pranverën shqiptare” për ta rrëzuar nga karrigia para zgjedhjeve të 23 qershorit njeriun i cili qeveris me duar të gjakosura” u shpreh Kreshnik Spahiu. 

“Aleanca KuqeZi do të nisë atje ku u ndërpre 21 Janari aksionin për ta zbuar nga zyra të pandehurin Berisha. Ai meriton që populli ta zvarrisë në të njëjtën mënyrë sic popujt e tjerë në Europë, Afrikë apo Azi kanë bërë me diktatorët e tyre.” Theksoi në deklaratën e tij Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu.