DURRES, 8 qershor 2013 – Pjesëtarë të ekipit durrsak të Rilindjes Klodjana Spahiu dhe Ilir Beqaj kanë zhvilluar takime në lagjet 7, 9 dhe 10 të Durrësit.

Spahiu dhe Beqaj janë takuar me shumë qytetarë të Durrësit si dhe me biznesin e vogël të vendosur në këto zona. S

Sipas zëdhënësit të selisë rozë situata e rëndë ekonomike ka qenë shqetësimi kryesor që kanë ngritur qytetarët dhe biznesi i vogël në këtë zonë.  

Nga ana e tyre Spahiu dhe Beqaj kanë sqaruar të gjithë qytetarët se programi i PS dhe i Rilindjes do të rimëkëmbin të gjithë vendin dhe rilindë ekonominë e rrënuar.

Deputetja Klodiana Spahiu deklaroi se rilindja e ekonomisë do të lehtësojë jo vetëm të gjitha familjet shqiptare, por edhe biznesin e vogël pasi rilindja e ekonomisë sjell edhe shtimin e fuqisë blerëse.

Spahiu dhe Beqaj përsëritën sërish se për biznesin e vogël zotimi i PS-së është që qeveria me kryeministër Edi Ramën do të heqë taksën e biznesit të vogël si dhe do të përgjysmojë tatimin mbi fitimin të këtij biznesi.

Sipas kandidatëve për deputetë të PS-së në këtë mënyrë do të lehtësohet mjaft biznesi i vogël në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.