Në vijim të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, kandidatët socialistë në Durrës janë ndalur në lagjen 18 të qytetit, ku kanë sjellë në vëmendje investimet që qeveria ka për Durrësin, me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit. Deputetja Klodiana Spahiu ka pohuar se qytetarët duhet të mbështesin vazhdimësinë e projekteve të nisura me qeverinë Rama, si alternativa e vetme që do e çojnë vendin drejt zhvillimit të mëtejshëm.
Ndërsa kryebashkiakja Emiriana Sako bëri të ditur se investimet që po konkretizohen për këtë zonë dhe gjithë Durrësin, janë falë mbështetjes që qeveria shqiptare ka për këtë qark dhe ringritjen pas 2 viteve të vështira që mbarë vendi përjetoi.





