Deputetja Klodiana Spahiu dhe kryebashkiakja Emiriana Sako janë takuar këtë të martë me kryetarët e Rajoneve 3 dhe 4, koordinatorët dhe kryetarët e Os-ve.
Fokusi kryesor i këtij takimi, që vjen në vazhdën e mbledhjeve që strukturat e PS Durrës po zhvillojnë vazhdimisht në qark, ishte analiza post-zgjedhore.
Partia Socialiste Durrës në një postim në rrjetin social “Facebook” nënvizon se fokusi i këtyre stukturave dhe mbledhjeve janë “problematikat që ndeshim në disa prej këtyre zonave për t’i përmisuar ato të cilat janë shumë të domosdoshme për ecurinë e strukturave të Partisë Socialiste.”
Postimi i plotë:
Vijojnë takimet me Këshillat Socialist të Rajonit 3 dhe 4, me pjesmarrjen e kryetares së Bashkisë Durrës znj. Emiriana Sako, deputeten znj. Klodiana Spahiu, kryetarët e Rajoneve, koordinatorët dhe kryetarët e Os-ve.
Në fokus kryesor në këto takime është analiza post-zgjedhore, problematikat që ndeshim në disa prej këtyre zonave për ti përmisuar ato të cilat janë shumë të domosdoshme për ecurinë e strukturave të Partisë Socialiste.
Jemi besimplotë se rruga e Shqipërisë është e njejtë me rrugën e Partisë Socialiste, familjes tonë të madhe politike.