TIRANE – Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Aleancës Kuqezi, kryetari i saj Kreshnik Spahiu deklaroi se në Shqipëri po rrënohet pluralizmi, pasi asnjë parti nuk e ka të limituar postin e kreut.
Spahiu gjatë fjalës së tij sulmoi kryeministrin e vendit si “komunist", pasi sipas tij për 7 vite rrjesht ishte funksionar në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, ndërkohë që në 23 vite demokraci qëndroi në krye të PD-së.
Duke kritikuar përjetësinë e funksionarëve të lartë, Spahiu premtoi se nëse Aleanca Kuq e Zi vjen në pushtet do të qëndrojë vetëm 2 mandate në krye të saj duke paralajmëruar se vendimi i parë do të jetë kufizimi i mandateve.
“Pas 23 vitesh asnjë parti politike nuk e ka dispozotën që kryetari të mos ketë 2 mandate radhazi. Kështu u zhvesh dhe u rrënua plurqalizmi politik në Shqipëri, pasi politikanët pretendojnë të mbajnë pushtet të përjetshëm Mehdu Thaçi dhe Hashim Thaçi mendojnë të vdesin në partinë politike. Ridvan Bode që mendon të jetë i vetmi financier në detyrë, Genc Pollo, Arben Imami dhe të gjthë ministrat kanë mandate të përsëritshme, prej 23 vitesh nuk i lëshojnë karriket e pushtetit. E vetmja zgjidhje kufizimi i mandateve të politikanëve”, tha ai.
Gjithashtu lideri i AK-së bëri të ditur se prej kësaj të premteje hapet propaganda zgjedhore për të përgatitur njerëzit për atë që ai e quajti 'pranverën shqiptare' që do te këtë dy misione: largimin e Berishës nga pushteti dhe vendosjen e standardeve të reja në shoqëri.