TIRANE, 23 prill 2013- Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu gjatë një konference për shtyp deklaroi se kuqezinjtë do të bëjnë koalicion me çdo parti që pranon paketën prej 6 pikash të propozuar nga ajo ose në të kundërt do garojë e vetme. 

“Në emër të AK i drejtohem partive që kërkojnë bashkëpunim që kërkesat e standardet të kushtëzohen nga një pakt kombëtar që të përmbajë : 

1. Konfigurim të mekanizmit elektoral, në të gjithë komisionet zgjedhore, deri në KQZ. 
2. Marrëveshje elektorale për hapjen e debatit për ndryshimin e sistemit elektoral në sistem kombëtar dhe të korrektuar. 
3. Marrëveshje për heqjen e kufirit dhe doganave mes dy shteteve shqiptare Shqipëri dhe Kosovë. 
4 Marrëveshje politike për të standardizuar demokracinë nëpërmjet kufizimit të mandateve politike. 
5. Reformë Kushtetuese në sistemin e drejtësisë, duke hequr pengesat për kallëzimin e çdo zyrtari të lartë duke i dorëzuar së pari drejtësisë shtetasin Berisha. 
6. Marrëveshje politike për ndarjen e 3 pushteteve”, deklaroi Spahiu.