Për juristin Kreshnik Spahiu, kryeministri Rama në OKB dhe Nju Jork duhet të kishte kërkuar bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe jo të shpallë projekte për krijimin e disa mini shteteve fetare në vendin tonë. Në një intervistë televizive Spahiu thotë gjithashtu se referenca me Vatikanin është krejtësisht e gabuar.
‘Në fund të mandatit të terë dhe në vigjilje të katërtin kam pritur që kryeminisitri i Shqipërisë në OKB të lançojë idenë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, gjë të cilin e ka lënë të hapur juridikisht kushtetuta në preambulën ku thuhet aspirata shekullore e shqiptarëve për identitet dhe bashkim kombëtar. E ka më të thjeshtë energjitë politike për bashkimin e dy shteteve shqiptare se sa për krjimin e disa mini shteteve fetare. Habitem pse i hap një pengesë politike vetes shtetit. Nuk mund ta bëjë këtë për elektorat sepse humbet se sa fiton.
Të hysh në një konflikt fetar me besimtarët fetarë, i ka të rregulluar ndarjet e shtetit nga feja. Ndryshe nga Italia i përket disa besimeve fetare dhe referenca me Vatikanin është tërësisht e gabuar. Edhe vetë ata kanë qenë një konflikt me shtetit italian. Ka qenë burim konflikti politik, juridik gjë të cilën Shqipëria do hapte (probleme).
Thjesht Edi Rama ka kryer një qokë dhe nuk do realizohet. Kjo është një ide ia kanë kërkuar faktorë diplomatikë. E ka bërë në Nju jork, POKB< e ka promovua në Nju Jork Times, kush do të lexojë politikisht, fakti i vendit, kohës, kush di të lexojë e ka të qartë se me koordinim me kë është bërë kjo ide.’