SARANDE – Aleanca Kuq e Zi është ndalur sot në qytetin e Sarandës në nj tubim ku kanë marrë pjesë qindra mbështetës të saj.
I pranishëm në këtë tubim, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu tha se me 23 qershor “koalicioni i tradhëtarëve do të shkatërrohet nga orteku i votave kuqezi”.
Ai hodhi akuza në drejtim të qeverisë Berisha, kur tha se në përbërje të saj nuk ka asnjë ministër nga Saranda, por minoritarë si Ksera dhe Tavo.
Spahiu tha se kjo qeveri ka shitur gjithçka, detin, historinë dhe kulturën e Shqipërisë, duke shtuar se Kalaja e Lëkursit është privatizuar nga ministri grek i qeverisë Berisha.