FUSHË-KRUJË, 17 mars 2013 – Aleanca KuqeZi është ndalur në qytetin e Fushë-Krujës ku zhvilloi një tubim politik. Qindra mbështetës kuqezinj kërkuan largimin e qeverisë se shtetasit Berisha përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.
Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, në fjalën e tij përpara qindra mbështetësve kuqezi tha se, më 23 qershor duhet të largojmë koalicionin e tradhtarëve. Nga Fushë-Kruja, Kreshnik Spahiu u bëri thirrje simpatizantëve dhe mbeshtetësve, që pas 3 muajve të largojnë klasën politike më të korruptuar.
“Shtetasi Berisha dhe ministrat e tij me paratë e shqiptarëve duan të blejnë votën. I bëj thirrje shqiptarëve, merrini paratë se janë tuajat, por votën jepeni për një Shqipëri kuqezi. Ne do t’i shkatërrojmë magazinat e paketimit të parave të shtetasit Berisha. Këta bastardë të poltikës do të përballen me kuqezinjtë. Më 23 qershor orteku i votave kuqezi do t’i nxjerrë ata faqezinj", tha Spahiu.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/