SHBA– Kryetari i Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i shoqeruar nga nje delegacion i kryesise se kesaj partie ndodhet per vizite ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Ne diten e pare te vizites ne SHBA, delegacioni i Aleances Kuq e Zi u prit ne “NYU”, Universiteti i Nju Jorkut me pjesemarrjen e dhjetra studenteve shqiptare dhe amerikane te deges se studimit “Shkencat Politike” ne kete universitet. Per kater ore me radhe lideri i Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i eshte pergjigur interesit te larte te studenteve shqiptare dhe amerikane dhe pyetjeve per Aleancen Kuq e Zi dhe filozofine, pikepamjet dhe vizionin e kesaj partie ne lidhje me shtetin ligjor, te drejtat emigranteve dhe minoriteteve, gjeopolitiken dhe pozitat e shqiptareve ne rajon, harmonia etniko-fetare dhe zhvillimet ekonomike.

Kryetari i Aleances Kuq e Zi ne fjalen e tij u ndal te neglizhenca qe politika shqiptare ka treguar dhe vijon te tregoje per emigrantete shqiptare ne te gjithe boten duke i lene ata pas dore dhe jashte mundesise se vendimarrjes dhe zgjedhjes se drejtuesve te shtetit shqiptare.
Sipas Spahiut kjo eshte nje politike antishqiptare dhe antikombetare jo e paqellimshme, madje nje politike me kast qe kerkon te lere jashte emigrantet shqiptare ne SHBA dhe Europe sepse vota e tyre do ti ndeshkonte ata maksimalisht.

“Shqiperia nuk eshte nje demokraci funksionale pasi nuk respektohet fshehtesia e votes dhe nuk garantohen zgjedhje te lira dhe te ndershme. Aleanca Kuq e Zi do te ndryshoje sistemin elektoral dhe po pergatit nje pakete kushtese per reformimin e te gjithe institucioneve kushtetutese duke nisur pikerisht nga respektimi i votes se lire dhe te drejte te te gjithe shqiptareve me te drejte vote, brenda dhe jashte Republikes se Shqiperise. Regjimi i Sali Berishes eshte regjimi me i eger, me i korruptuar qe ka njohur historia e Shqiperise ne dekadat e fundit. Aleanca Kuq e Zi i premton miliona shqiptareve rrenimin e regjimit pseudodemokrat te shtetasit Sali Berisha. Ky regjim politik e ka lene Shqiperine te fundit ne Europe dhe vendin me te izoluar ne Europen Jug Lindore. Shqiperia ka qene dhe mbetet modeli i harmonise etniko-fetare ku qytetaret e ketij vendi pavaresisht bindjeve politike, pa dallim feje, krahine dhe ideje, kane jetuar sebashku derisa ne Shqiperi u realizua “Censusi 2011″ mbi baza etnike dhe fetare i cili nuk beri asgje me shume se sa thelloi ndasite etniko-fetare ne Shqiperi. Alenaca Kuq e Zi do te mbroje forte te drejte e shqiptareve ne emgiracion per te qene pjese e vendimarrjes politike duke denoncuar forte pazarin PD-PS qe padrejtesisht i ka hequr te drejten e votes afro 2 milion shqiptareve qe jetojne neper bote” deklaroi nder te tjera Spahiu.