TIRANE, 3 maj 2013– Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu akuzoi kryetarin e opozitës Edi Rama se "po luan lojën e kryeministrit Berisha me parimin 'përça e sundo'".
Sipas Spahiut, Rama mbledh kuqezinjtë e pakënaqur, ndërsa tre deputetët e tij mbajnë kryeministrin Berisha në pushtet.
Më tej kreu i AK-së deklaroi se me gjithë sondazhin e sponsorizuar prej tij, Edi Rama ka humbur qetësinë, sepse ende pas tetë vitesh në opozitë, ai është në minorancë dhe partia e tij del e dyta.
"Me gjithë sondazhin e sponsorizuar prej tij ai është i pa shpresë për të ardhur në pushtet dhe kjo është një fatkeqësi për kombin, kjo është një fatkeqësi për popullin shqiptar"- deklaroi Spahiu.





