TIRANË- Aleanca Kuq e Zi akuzoi sot kryeministrin e vendit Sali Berisha se ka eliminuar kundërshtarët politikë, duke theksuar se një gjë të tillë bëri edhe me Azem Hajdarin, të cilin ai e quan tribunin e lirisë, por e largoi nga drejtimi i PD-së. 

Kreu i kuqezinjve, Kreshnik Spahiu i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të largojnë “komunistin e fundit”, i cili sipas tij mban në krye të qeverisë “bijtë e komunizmit”. 

Sipas Spahiut zgjidhje e vetme është rotacioni politik, e ndërkohë që e vetmja alternative për këtë është ajo Kuq e Zi.