23 maj 2015 – Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, ka akuzuar kryebashkiakun e Durrësit nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook në lidhje me ndërtimet që ka bërë Dako në Durrës në zona ku ka objekte antike. Për rastin në fjalë, deputeti demokrat ka postuar këtë foto ku duket një mur 3000-vjeçar mbi të cilin është ngritur një pallat i lartë 20-katësh.
“Maskarallëqet e Rilindjes. Mbi murin 3000-vjeçar në Durrës ndërtohet pallat 20-katësh. Ndërtuesi, ortaku, shoku i ndërtuesit apo pronari i fabrikës së betonit, quajeni si të doni, konkuron për herë të tretë për kryetar bashkie. Këto turpe ndodhin vetëm në Shqipëri dhe quhen drejtimi i duhur”, ka shkruar Spaho.
Por, në të vërtetë leja e e ndërtimit të këtij pallati nuk është dhënë gjatë periudhës së qeverisjes të socialistit Dako, siç akuzon Spaho. Ajo është dhënë kohë më parë, madje në kohën kur në krye të bashkisë së Durrësit ishin demokratët.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/