Deputeti i djathtë Edmond Spaho, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian me temë "Perspektiva rajonale e procesit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor".

"Theksova nevojën e luftës ndaj kanabizimit të vendit, krimit të organizuar e lidhjet e tij me maxhorancën aktuale në Shqipëri si dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme pa votë të blerë e të trafikuar si parakushte për rrugëtim të sigurtë në Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund të bëjë shumë",- ka deklaruar deputeti i PD-së.

Spaho ka theksuar gjithashtu nevojën që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave pasi jo vetëm janë plotësuar kushtet por një popull nuk mund të lihet si ishull i izoluar pa të drejtë për të lëvizur i lirë në BE.​