Gjatë daljes për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët nëse i trembet Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nga e cila pritet të nisë në vjeshtë ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, deri në nivelet më të larta politike.

Basha ka deklaruar se drejtësia e re është një nga veprat më tinëzare të Edi Ramës.

"Është një nga veprat më tinëzare të Edi Ramës. PD e ka votuar amendamentin për SPAK, pikërisht se një pjesë e ligjeve u morën parasysh, ndërsa pjesa tjetër nuk u morën parasysh, ndaj dhe bëri kapjen totale të drejtësisë. E kam thënë, që do shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit, ata që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve", ka thënë Basha.