Prokuroria e Posaçme SPAK ka paraqitur kërkesën pranë Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Florenc Çapjas. Kërkesa vjen menjëherë pas arrestimit të Çapjas në Dubai.

Florenc Çapja është zbuluar nga policia vendase pasi ka aplikuar në zyren e migracionit për të përfituar statusin e azilantit.

Çapja pretendon se hetimi kundër tij është një inskenim politik.

Ai ka paraqitur dokumenta se është hetuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit dhe është shpallur i pafajshëm në vitin 2012 në Elbasan.

Sipas Çapjas, ditën dhe orën që ka ndodhur vrasja ai ka qenë në Gjermani.

Parregullësitë e 25 prillit, KAS: Në Korçë 23 persona votuan 63 herë, në Fier 35 persona 91 herë

Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi ka deklaruar se Florenc dhe Ardian Çapjan, dy njerëzit kryesorë të grupit Çapja, kanë paguar 50 mijë euro Bardhin dhe Olsi Lekun për vrasjen e babë e bir