SPAK i ka dorëzuar policisë urdhër-arrestin për ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj.
Të premten e shkuar Kuvendi vendosi të japë autorizimin për arrestimin dhe kontrollin e banesave të Arben Ahmetajt, ndaj të cilit SPAK ka ngritur 3 akuza: Për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.