Mjekut të QSUT, Edvin Prifti, i janë sekuestruar nga SPAK 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash.
Shumat e mëdha të parave mjekut i janë gjetur në banesë dhe në zyrën e tij në QSUT.
Pas kontrolleve në shtëpi janë zbuluar rreth 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë.
Ndërkohë, në zyrë janë gjetur 50 mijë euro si dhe 30 mln lekë.
Mësohet se mjeku është kapur në përgjimet e SPAK teksa bisedonte me Manuela Mallakuçi, për një operacion të një familjari të kësaj të fundit.





