Qytetarë nga Elbasani janë thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime, lidhur me kryerjen e check up-it, procedurë që tashmë është nën hetim nga SPAK.
Në kuadër të këtyre hetimeve, prokurorët kanë nisur nga Elbasani tashmë dhe verifikimet e faturave të shpërndara për kryerjen e këtij shërbimi.
Në ambientet e SPAK-ut janë paraqitur këtë mërkurë disa qytetarë nga Elbasani, të cilët mësohet se janë thirrur, sipas tyre, në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime, lidhur me kryerjen e check-up-it.