Në konferencën për gazetarët pas shkarkimit si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka komentuar mbi çështjet e lidhura me SPAK.
I pyetur nëse SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj tij, Gjiknuri tha se nuk ka dijeni por nuk ndihet i shqetësuar.
“Pasuritë e mija janë publike. Nuk kam informacion. Nuk shqetësohem nuk kam asnjë lloj përftimi nga personat në fjalë (Klodian Zoto e Mirel Mërtiri)”.
Nga ana tjetër, përsa i përket udhëtimeve të tij me dy biznesmenët, në kërkim për inceneratorët Gjiknuri tha se nuk ka përfituar asnjë udhëtim nga ata.
“Udhëtimet e mija kanë qenë zyrtare. Dy udhëtimet janë bërë me Arben Ahmetaj duke shkuar në SHBA për të lidhur një kontratë me ÇEZ” tha Gjiknuri.