Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar sot 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën.
Vendimi do shpallet më 4 shkurt ora 13:00, ndërsa Prokuroria i qëndron akuzave që ka bërë edhe në shkallën e parë, duke kërkuar dënimin e shkurtuar të Tahirit me 8 vite burg.
Ndërkohë që vetë Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia janë shprehur se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re, duke lexuar konkluzione që janë thënë edhe më herët.