“Koha kur në Shqipëri vendimet e prokurorëve dhe të gjykatave nuk zbatoheshin ka marrë fund. Tashmë të gjithë janë të barabarte para ligjit”.

Kështu e ka komentuar nga Fieri prag- arrestimin e Sali Berishes, ministri i brendshëm Taulant Balla ku ka theksuar se sot jemi në një moment te rendësishëm historik të një revanshi të forcës dhe sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar.

Balla është ndalur edhe te pronat e sekuestruara ku sipas tij janë miratuar ndryshime në ligjin për administrimin e tyre.

“Në cilësinë e ministrit të brendshëm kam urdhëruar ndalimin e shitjes së pronave të sekuestruara”- ka thënë Balla teksa ka theksuar se të gjitha pronat e konfiskuara nga subjekte kriminale do t’i vihen në dispozicion organizatave joqeveritare dhe shoqërise civile.

Këto deklarata Balla i ka bërë gjatë prezantimit të prefektit te ri të qarkut Fier, Rajmonda Balilaj, e cila ka zëvendësuar në këtë post Lefter Shehajn.