Gjykata e Lartë sot mbajti një seancë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion.

Seanca nisi në orën 12:00 dhe kërkesa u shqyrtua nga trupa e përbërë nga Sandër Simoni, Klodian Kurushi dhe Albana Boksi.

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Porkurorisë së Posaçme (SPAK), për të rikthyer në burg Priftin. Po kështu kjo gjykatë nuk ka pranuar as kërkesën e mjekut për kthimin e tij në detyrë.

Kujtojmë që SPAK kundër Priftit ka ngritur 2 akuza “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.