Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
SPAK kërkoi të njëjtin dënim edhe për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Dënimi i Tahirit dhe Çelës u kërkua për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Vetë Tahiri dhe avokati i tij kërkuan nga SPAK pushimin e çështjes ose pafajësi.
“Nuk kam asnjë bashkëpunim me personat e akuzuar, Prokuroria nuk ka vërtetuar akuzën ndaj meje“, tha Tahiri.