Prokuroria e Posaçme ka kërkuar këtë të premte nga gjykata dënimin 3.4 vite burg për ish-Kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Ndërsa për ish-zëvendësin e tij Genian Nushin, SPAK ka kërkuar dënimin e 2.8 vite burg.

Tushe akuzohet për “Shpërdorim detyre” nën dyshimin se gjatë funksionit ka favorizuar në tre raste shtetas të ndryshëm.

Të pandehur në gjykatë përfunduan edhe 20 persona të tjerë të cilët rezultuan në shkelje të ligjit, e konkretisht ish-zyrtarë të Bashkisë anëtarë të Komisioneve për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës, por edhe pronarët e kompanisë që kryen punimet.