Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka kërkuar 8 muaj burg për tre punonjëse të spitalit të Elbasanit.

Sipas News24, ato akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Bëhet fjalë për 3 punonjëset, Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.

Sipas SPAK, punonjëset kanë favorizuar operatorin fitues në disa tendera.

Gjithashtu bëhet me dije se të pandehurat kanë qenë anëtarë të KVO dhe kanë marrë pjesë në dy tendera, për spitalin e Elbasanit, me vlerë 5 milion dhe 15 milion lekë të vjetra.