Këshilli i Mandateve ka nisur edhe sot mbledhjen me dyer të mbyllura për të marrë vendimin për mandatin e deputetit Arben Ahmetaj.

Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai arritën në Kuvend për të nisur mbledhjen.

Kujtojmë se mbledhja e djeshme u shoqërua me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Ndër të tjera, avokati mbrojtës i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj , pranoi se ky i fundit është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Largimin e tij e ka konfirmuar avokati Enrik Ligori.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit dy ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj./