Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Kërkesa e SPAK ka mbërritur në Kuvend dhe kërkohet po ashtu autorizim nga Kuvendi për kontroll në banesën dhe zyrën e Ahmetajt.
SPAK po e heton Ahmetajn për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, Mosdeklarimit të pasurisë”, “Pastrimit të parave” dhe “Korrupsionit”. Fillimisht, Prokuroria hetoi rolin e tij në inceneratorin e Elbasanit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë, në muajin shkurt regjistroi një tjetër procedim pas një kallëzimi për 3 akuzat e tjera.
Më herët, njerëzve të afërt të ish-ministrit iu sekuestruan 2 vila, me dyshimet se posedohen në mënyrë indirekte prej tij. Gjithashtu, me kërkesë të SPAK në mars u ushtrua kontroll në banesën ku ai jeton.