Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se provat që SPAK ka sjellë në Kuvend për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj tregojnë sipas tij se “kreu i qeverisë nuk po mbron Ballukun, por veten e tij”.
Bardhi shkruan se këtë fakt e ka denoncuar Partia Demokratike më parë, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend, thotë ai, e dokumenton këtë me prova.
“Dosja e sjell nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt e kemi thënë që ditën e para, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave!”, shkruan Bardhi.





