Partia Socialiste pritet të prezantojë sot raportin e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK prej gati tre muajsh kërkon autorizim për arrestim.
Prezantimi i raportit pritet të bëhet në mbledhjen e Grupit Parlamentar në orën 10:00.
Në mbledhje pritet të ketë edhe një fjalim nga kryeministri Edi Rama.
Pak ditë më parë, edhe PD prezantoi raportii e saj dhe të dy raportet do të votohen në Kuvend më 12 mars, ditë edhe kur opozita ka paralajmëruar një protestë.
Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe. Ndaj saj rëndon akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”.





