Ish-kryeministri Sali Berisha është parë duke mbërritur në ambientet e banesës së tij, pas disa orësh qëndrimi në selinë blu.
Ndërkohë pritet që Gjykata e Posaçme të vendosë për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”.
Siç duket, Berisha ka zgjedhur që vendimin e gjykatës ta mësojë nga shtëpia.