Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Në të njëjtën ditë është edhe data e paraqitjes së Berishës para oficerit të policisë gjyqësore.

“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit. (Urdhër nr. 69, datë 12.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla)”, sipas njoftimit të Kuvendit.